Ndërron jetë Alfredo di Stefano

07/07/2014 00:00

Alfredo Di Stefano, lojtari më i mirë i historisë së Real Madrid, ka ndërruar jetë sot në moshën 88-vjeçare në një spital të Madridit ku ishte shtruar që nga dita e shtunë pasi pësoi një atak në zemër.

Argjentinasi ishte lojtari që e bëri Realin e Madridit klubin më të mirë të shekullit XX. Në 11 vitet e qëndrimit të tij tek madrilenët (1953-1964), ai fitoi 8 kampionate dhe 5 Kupa Kampionesh duke e futur përgjithmonë Realin në elitë.  

Di Stefano ka qenë futbollisti i parë që në fushë bënte gjithçka: mbronte, rekuperonte topa, niste sulmin dhe shënonte. Një gjeni me shpirt luftarak.

Që nga viti 2000 ai ishte President Nderi i Real Madrid.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel