Komisioni i Politikës së Jashtme ka thirrur në një seancë informuese Ambasadorin tonë në Kosovë, Qemal Minxhozi, për zhvillimet në këtë vend, ku, edhe pse një muaj pas zgjedhjeve, nuk është ende e qartë se kush do të qeverisë vendin.

Ambasadori ynë atje, ashtu si faktori ndërkombëtar, vlerësoi procesin zgjedhor, mbajtur sipas standarteve, por panoramën e situatës post-zgjedhore e vlerësoi si të paqartë për skenarët, që mund të marrë krijimi i institucioneve të tilla, si Pparlamenti dhe Qeveria.

Ndërsa pritet që, këto ditë, presidentja e këtij vendi të hapë procedurat për konstituimin e Kuvendit, zgjedhja e kryetarit të tij, në kushtet kur PDK-ja ka fituar në zgjedhje, por nuk ka mundur të bëjë shumicën, duket po aq e vështirë për t’u parashikuar sa edhe krijimi i qeverisë, deklaroi Minxhozi, që në këtë situatë konsideroi kyç qëndrimin e “Vetëvendosjes”.

Mbetet për t’u parë, tha ai, qëndrimi i presidentes pas vendimit të Kushtetueses, si do të shfrytëzojë klauzolat kushtetuese, deklaroi Minxhozi.

Top Channel