Dilemat e një Brazili pa Neymar

07/07/2014 00:00

Një Brazil pa Neymar? Luis Felipe Scolari as që e kishte menduar, që do të nxirrte në fushë, dhe sidomos në gjysmëfinalen përballë Gjermanisë, një skuadër pa talentin brazilian.

22-vjeçari ka shënuar 4 gola në 457 minuta gjatë “Brazil 2014”, ndërkohë që 5 sulmuesit e tjerë të “Selecao”-s kanë shënua vetëm 1 gol, në 921 minuta lojë.

Statistikat tregojnë se Brazili pa Neymar-in mbetet një skuadër pa sulm fare. Edhe pse e vështirë, trajneri i kombëtares Scolari do të duhet të gjejë një formulë dhe dikë, që të mund të zëvendësojë yllin e ri.

Alternativat më të mundshme janë 2. E para është që skuadra të luajë me skemën 4-2-3-1 dhe t’i japë shanse Willian-it ta nisë ndeshjes si titullar. Alternativa e dytë është të luajë Ramires si titullar dhe skuadra të luajë taktikisht 4-4-2, një skemë kjo që, falë rikthimit edhe të Luis Gustavo-s, do të mbajë të mbipopulluar mesfushën dhe ta sulmojë Gjermaninë nëpërmjet kundërsulmeve.

Situata në mbrojtje është pak më e lehtë, pasi Thiago Silva-n mund ta zëvendësojë shumë mirë Dante, mbrojtësi titullar i Bajernit. Pavarësisht se është një garanci për mbrojtjen braziliane dhe i njeh mirë gjermanët, ndryshimi mes Dantes dhe Thiago Silva-s është se, ky i fundit është një lider psikologjik i mbrojtjes braziliane, një reparti problematik, ku çdokush do të bëjë gjithçka me mendjen e vet.

Top Channel