
Në një mbledhje me grupin parlamentar të PD-së, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka bërë bilancin e qeverisë Rama-Meta në 300 ditët e para, që sipas tij rezulton me një përkeqësim në të gjitha fushat, duke nisur nga ekonomia, e duke përfunduar te rendi e siguria e qytetarëve.
Qeveria e dyshes Rama-Meta vjen në 300 ditët e para me një bilanc të përkeqësuar në të gjitha fushat, në radhë të parë në atë të ekonomisë. Statistikat zyrtare flasin qartë për një qeveri të papërgjegjshme ndaj qytetarëve shqiptarë, duke vënë në njërën anë zarfet me para për mashtrimin e votave, në këmbim të atyre parave për bukën e gojës. Mashtrim dhe gënjeshtra. Si me premtimet për shëndetësi falas, ashtu edhe për kthimin e policisë së Shtetit në detyrë dhe për rendin e sigurisë në vend. Janë rritur numri i vrasjeve, është rritur numri i krimeve të denoncuara ndaj pronave të qytetarëve. Të shohësh këto shifra dhe të ndihesh rehat duke prekur frikën e qytetarëve anembanë vendit, sic e kam ndjerë unë në të gjitha takimet me qytetarët, po të kishin ardhur këtu do të thonin të njëjtat gjëra. Pavarësisht problemeve që ekzistonin dhe ekzistojnë, vendi mori statusin evendit kandidat për në BE. Nuk ka asnjë dyshim që cdo qeveri do të mund të bëjë ndryshime dhe disa përparime, por pa dyshim problemi më i madh ishte nisja nga e ashtuquajtura “viti zero”. Në vitin e nusërimit të tyre jo vetëm që nuk janë më mirë se ne, por janë edhe më keq se sa viti ynë i fundit në qeveri, që ishte një vit elektoral. Vënia në postet e larta të administratës të njerëzve të inkriminuar, të komisionerëve dhe shoqëruesve të tjerë që ndihmuan në ardhjen e tyre në pushtet përbëjnë një tjetër pikë negative.Ne kemi mbështetur hapur operacionin e policisë në Lazarat dhe kemi kërkuar që ai të vazhdojë në pjesë të ndryshme të vendit, por edhe në zemër të Policisë së Shtetit. Provat tona janë mbërritja e atentatit ndaj bankierit Artan Santo, atentat që në rindërtimin e tij hodhi poshtë reformën e Ramës dhe ministrit Tahiri për të rikthyer Policinë e Shtetit në krye të vendit. Kjo vrasje ka dhënë mesazhin e rëndë se krimi nuk e llogarit farë rendin e kësaj qeverie dhe mund të dalë e të triumfojë kur të dojë. Edhe financat janë në nivele tepër të dobëta, me rënien e kreditimit, me rritjen e të papunëve në këtë 6 mujor të parë, me rritjen e taksave krahasuar me qeverinë e kaluar. Ne si opozitë, e kemi thënë dhe e themi se qeveria duhet të matet me planet e miratuara prej saj. Ku e ke planin, a e ke realizuar apo jo? Transparenca thotë se rritja e të ardhurave në pjesën e parë të 2014-s është sa 2/3-at e planit të qeverisë. Në një raport të ngjashëm janë edhe Tatimet e Doganat. Në 5 muajt e parë, nëse do bëhej shpërndarje e drejtë e planit të të ardhurave, do kishim një mosrealizim të ardhurash. Pritshmëritë e qeverisë për të ardhurat fiskale nuk po realizohen, pasi rritja e taksave për bizneset po ndikon negativisht në punën e tyre dhe mosrealizimin e fitimeve të pritura. Sipas të dhënave fiskale, të ardhurat nga tatim-fitimi janë rritur shumë më pak se sa viti i kaluar. Suksesi i trumbetuar nga qeveria për TVSH është një tullumbace e shfryrë shumë shpejt. Duhet t’u rikujtojmë qytetarëve dhe taksapaguesve shqiptarë se qeveria ka ndërhyrë gabimisht me marrëveshjet e fundvitit të kaluar ndaj bashkive, duke i hequr të drejtën e mbledhjes së të taksave të biznesit të vogël. Qeveria vazhdon nga njëra anë me kokëfortësi edhe rrugën e saj të njëanshme për reformën e ashtuquajtur territoriale, në një kohë që nuk realizon dot planet mbi të ardhurat, për shkak të mosperformancës së qeverisë. Edhe shpenzimet për buxhetin vendor kanë rënë nga viti i kaluar. Të ardhurat për kompensimin e pronarëve muaj pas muaji kanë rënë. Edhe Sigurimet Shoqërore kanë rënë në nivelin më të ulët të këtij 6 mujori, duke vërtetuar edhe pretendimet tona se ka ose ulje të punësimit, ose rritje te evazionit, pasi nuk mund të kesh të dyja njëkohësisht. Edhe pse qeveria derdh lot krokodili për shpërblimet e ish-të përndjekurve, shifrat flasin të kundërtën, pasi pagesat e kësaj qeverie janë 5 herë më pak se sa qeverisja e PD. Ngrihet vazhdimisht edhe problemi i ngrirjes së shpenzimeve për shtresat në nevojë, pasi deri më sot asnjë qindarkë nuk është dhënë për këto shtresa”, u shpreh ndër të tjera kreu i PD, Basha.
Top Channel