Kosta Rika: Arbitër, kujdes simulimet e Robbenit!

05/07/2014 00:00

Trajneri i përfaqësueses së Kosta Rikës, Jorge Luis Pinto, para çerekfinales që skuadra e tij do të luajë ndaj Holandës, i kërkoi FIFA-s që të ketë kujdes me simulimet e Arjen Robben.

“E njohim mirë. Ftoj FIFA-n dhe arbitrat që të kenë kujdes. Robben është një nga lojtarët më të mirë në botë, me talent të padiskutueshëm, por jemi të shqetësuar për faktin që simulon shumë”, tha trajneri.

“Në ndeshjen ndaj Meksikës, Robben e pranoi që simuloi në zonë në një rast. Nuk dua që arbitrat të bien pre’ e mashtrimeve të tij. Është një ndeshje shumë e rëndësishme dhe nuk është bukur që arbitrat të gabojnë”, shtoi Jorge Luis Pinto, i cili shtoi se nëse Robben simulon dy herë, pret që gjyqtari ta ndëshkojë me dy kartona të verdhë.

“Do të bëjë bujë një ndëshkim i tillë, por është logjik. Simulimi ndëshkohet me karton”, tha trajneri i Kosta Rikës, kombëtares që për herë të parë në histori do të luajë një çerekfinale Botërori.

Top Channel