Gjesti i bukur i David Luizit

05/07/2014 00:00

Është e vërtetë që kur fiton e ke më të lehtë të kesh një sjellje “fair-play”, por gjesti i David Luiz ndaj James Rodriguez është një nga gjërat më të bukura që ka ofruar ky Botëror.

Mbrojtësi i Brazilit, para se të niste festën me shokët e tij pas kalimit në gjysmëfinale, shkoi të ngushëllonte numrin 10 të Kolumbisë, sulmuesin James Rodriguez, i cili po qante me dënesë pas eliminimit të Kolumbisë.

Të dy lojtarët shkëmbyen fanelën e më pas David Luiz ftoi publikun të duartrokiste golashënuesin më të mirë të këtij Botërori (6 gola).

“Më tha që jam një lojtar i madh. Unë qaj sepse dhamë gjithçka në fushë dhe nuk mundëm të fitonim”, tha James Rodriguez pas ndeshjes.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel