Rama konferencë me Marta Kos: Mbyllëm një takim të frytshëm, hapa që na afrojnë me tej me BE Me anë të deputetit Oerd Bylykbashi, Partia Demokratike denoncoi edhe një herë tjetër atë që sipas saj është një fushatë spastrimi i administratës nga ana e mazhorancës qeverisëse.
“Sot, Ministrja e Mbrojtjes ka paralajmëruar spastrimin e ri në administratë, i planifikuar nga dyshja Rama-Meta, pas marrjes së statusit të vendit kandfidat.
70 nëpunës civilë janë thirrur sot në Ministrinë e Mrojtjes ku u është kërkuar të japin dorëheqjen, ose të kalojnë në listë pritje”, deklaroi Bylykbashi.
Sipas tij, fushata e re e spastrimit në administratë ishte denoncuar nga Partia Demokratike e cila ka shprehur publikisht dyshimet e saj dhe këtë ua ka bërë të ditur edhe ndërkombëtarëve.
“Ne i kërkojmë sot qeverisë dhe dyshes Rama-Meta të heqin dorë menjëherë nga ky plan i turpshëm i spastrimit të ri në administratë.
Skenari i krijimit të vendeve për militantët e partisë dhe i largimit të profesionistëve të fundit që kanë mbetur është i frikshëm për një vend që ka marrë statusin e kandidatit dhe ky skenar do të përballet me protestën më të fortë qytetare”, theksoi Bylykbashi.
Partia Demokratike i kërkon Bashkimit Europian të dërgojë menjëherë një mision monitorimi për të parë nga afër “krimin e qeverisë me administratën”, me asetin më të çmuar publik në rrugën e integrimit europian.
MM: Lëvizjet, sipas strukturës së re të FA
Ministria e Mbrojtjes, me anë të një deklarate për shtyp, ka hedhur poshtë deklaratat e opozitës, sipas të cilave nepunës civilë po largohen nga administrata.
Në këtë deklaratë thuhet se, pas miratimit të strukturës së re të Forcave të Armatosura nga presidenti i Republikës, ministri i Mbrojtjes ka nisur proçedurat ligjore në bazë dhe në zbatim të dekretit të presidentit të vendit.
“Saktësojmë se të gjitha veprimet do të kryhen konform urdhërit të dalë nga ministri i Mbrojtjes, bazuar në dekretin e kryetarit të shtetit”, thuhet në komunikatë.
Top Channel