Ligji ri i barnave ka ashpërsuar më tej debatin mes kompanive farmaceutike dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

Sipas grosistëve ligji i i ri legalizon importin paralel të barnave dhe për pasojë në tregun spitalor mund të qarkullojnë barna të pasigurta.

“Pika e parë që na ka shqetësuar dhe që ka pasur lidhje deri diku me çështjen e tenderit të barnave është  cështja e importit paralel. Kjo do të thotë që edhe disa masa shtërnguese që kanë qenë  janë hequr. Duke hequr këto masa krijohet nje hapësirë më e madhe që Ministria me leje importi të thjeshtë  të  lejojë  importin  e barnave të  paregjistruara. Me këtë  ligj i bie që nesër, pasnesër çdo shpërndarës ta importojë ku të doje barin dhe ta sjellë në Shqipëri duke prishur zinxhirin e shpërndarjes  dhe filtrat e kontrollit. Është ajo që kemi përmendur dhe më përpara; rreziku i hyrjes së barnave të falsifikuara, barna të pakontrolluara të cilatnuk dimë kush do të garantojë efikasitetin dhe sigurinë e tyre”,tha Roland Xhafaj, President i Shoqatës së Përfaqësive Famaceutike në vendin tonë.

Nga ana tjetër Xhafaj  dhe e gjithë Përfaqësia Farmaceutike kontestojnë këtë ligj për mungesë transparence që sipas tyre prek direkt pacientin .”Pika tjetër ka  të bëjë me diçka më parimore, por që pacienti shqiptar preket në mënyrë direkte dhe indirekte. Ligji aktual i barnave nuk garanton transparencë për mënyrën si administrohen barnat nesër,  pasneser. Si do hidhen ne treg? Si do të  regjistrohen? Ligji  thotë  që kjo rregullohet me një vendim të Këshillit të Ministrave. Pse të mos jenë  këto rregulla dhe kritere që tani në ligj që të gjithë parlamentarët  që votojnë ta kenë të  qartë  çfarë  të votojnë dhe të  kenë mundësi të debatojnë?!” shprehet ai.

Top Channel