Biletat e Botërorit në treg të zi, 11 të arrestuar

03/07/2014 00:00

Policia braziliane ka shkatërruar një grup ndërkombëtare, që merrej me shitjen e paligjshme të biletave të Kampionatit Botëror. Në pranga janë vënë 11 persona.

BBC shkruan se më shumë se 90 milion dollarë janë përfituar nga personat të cilët kryenin shitjen e paligjshme të biletave. Kjo skemë mendohet të ketë funksionuar në 4 botërorë.

Policia braziliane është duke hetuar veprimtarinë e grupit kriminal në 3 muajit e fundit në Brazil. Në mesin e sendeve të sekuestruara gjatë arrestimit ishin 100 bileta, kompjutera, celularë dhe një shumë parash.

Policia bëri të ditur se shtetasi algjerian, Mohamadou Lamine Fofana dyshohet të jetë kreu i bandës. Një oficer i lartë i policisë i përfshirë në hetime tha se ka të dhëna që të bëjnë të besosh se ai ka lidhje me një zyrtar të FIFA-s.  

Top Channel