Scolari denoncon “komplotin” e FIFA-s

02/07/2014 00:00

Felipe Scolari po përpiqet të adresojë presionin e ushtruar ndaj Brazilit, përpara çerekfinales me Kolumbinë, teksa denoncon një “komplot” të thurur nga FIFA.

Duke folur përpara një grupi gazetarësh, tekniku i “Selecao”-s është rrëfyer se i frikësohet një sabotazhi ndaj skuadrës së tij, e cila është më se e impenjuar për të fituar titullin e gjashtë kampion bote.

Sipas tij, FIFA do të preferonte më shumë një fitore të Holandës së drejtuar nga Louis van Gaal, dhe me një lider si Arjen Robben, se sa shpalljen kampion të Brazilit të tij, me idhull në fushë Neymar.

Mes sinjaleve të dhëna në favor të Holandës, sipas Scolari-t, është edhe mungesa e ndërhyrjes së FIFA-s në lidhje me Robben, i cili pas ndeshjes me Meksikën është rrëfyer se kishte simuluar për të marrë penalltinë, që i dha avantazhin “tulipanëve” dhe kualifikimin në çerekfinale.

E megjithatë, nuk është vetëm Blatter, ai që po sfidon teknikun brazilian, i cili është shfaqur i shqetësuar për ngarkesën psikologjike të lojtarëve të tij gjatë ndeshjeve të zhvilluara.

Top Channel