Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, shoqëruar nga një grup deputetësh të Parlamentit shqiptar, nisi një vizitë në Izrael, ku u takua me homologun e tij.

Ky i fundit i shprehu mirënjohjen e thellë të popullit izraelit për kontributin e çmuar të popullit shqiptar, i cili sakrifikoi për të shpëtuar të gjithë hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“Ne kurrë nuk do ta harrojmë atë që bënë shqiptarët për hebrenjtë në të shkuarënm gjatë luftës. Tani ka ardhur koha t’i bëjmë marrëdhëniet tona edhe më konkrete në të ardhmen”, u shpreh kreu i Kuvendit izraelit.

Vizita e zotit Meta zhvillohet në një moment të vështirë për shoqërinë izraelite, të tronditur nga gjetja e tre trupave të pajetë të tre adoleshentëve izraelitë.

Për këtë arsye, kryetari i Kuvendit shqiptar u shprehu ngushëllimet më të sinqerta autoriteteve dhe popullitt izraelit për këtë ngjarje.

Top Channel