Low: Lahmin nuk e kthej në mbrojtje

02/07/2014 00:00

Joachim Low ka konfirmuar se do të vazhdojë ta përdorë kapitenin Philipp Lahm në mesfushë edhe në ndeshjen ndaj Francës, e vlefshme për çerekfinalet e Kupës së Botës.

Lojtari i Bayern Munchen ka luajtur gjatë gjithë karrierës së tij në krahët e mbrojtjes, por sezonin e fundit është aktivizuar në qendër të mesfushës në klub dhe kombëtare.

Ky fakt ka hapur një debat të madh në Gjermani, që Low është munduar ta mbyllë menjëherë: “Kam marrë vendimet e mia dhe këto vendime përfshijnë edhe pozicionin e Lahmit. Do i qëndroj deri në fund.”

“Lahmi do të luajë në të djathtë të mbrojtjes vetëm në rast emergjence”, tha 54-vjeçari për ‘Die Zeit’.

Top Channel