Era e fortë e mbetjeve që grumbullohen prej vitesh pranë landfillit të Sharrës e bën të vështirë qëndrimin gjatë në këtë vend. Edhe pse rreth këtij vendgrumbullimi shohim dhjetëra baraka, jetesa në këtë vend duket e pamundur.

Padyshim që ky është një landfill dhe jo një zonë banimi, por ai bëhet shkak edhe për ndotjen e ujërave të lumit Erzen. Gropa e filtrimit të ujërave që rrjedhin nga landfilli gjatë kohës së reshjeve nuk punon dhe uji i ndotur rrjedh nga baza e landfillit përmes një përroi, drejt e në shtratin e lumit Erzen.

Projekti i Bashkisë së Tiranës për të rehabilituar tërësisht këtë landfill dhe për të mos ndotur edhe hapësira të tjera të mjedisit shqiptar ka dështuar. Në këtë landfill depozitohen çdo ditë dhjetëra ton mbetje të cilat kanë kryesisht organike, pasi mbetjet plastike përzgjidhen nga banorët romë apo nga shoqëri private për arsye riciklimi.

Edhe pse është landfilli me kushtet më të mira në vend, mosfiltrimi i ujërave që rrjedhin prej tij rrezikon seriozisht shkatërrimin e lumit Erzen.

Top Channel