Dibër, përgjysmohet prodhimi i grurit
30/06/2014 00:00
Në zonën e Dibrës nisi mbledhja e prodhimit të drithit që këtë vit është përgjysmuar.
Sipas fermerëve, të korrat e dobta kanë ardhur për shkak të motit të keq, erërave të forta dhe reshjeve me stuhi.
Sipas fermerëve të kësaj zone, një prodhim kaq i ulët nuk mbahet mend prej vitesh. Kostot e trajtimit të grurit kanë qenë të larta, ndërsa prodhimi shumë i ulët.
Fermerët e kësaj zone grurin e kultivojnë në mënyrë që të plotësojnë nevojat e tyre familjare.
Top Channel