SHBA, një luan në qendrën tregtare

29/06/2014 00:00

Autoritetet në Shtetet e Bashkuara kapën një luan, i cili kishte zbritur nga zonat malore dhe kishte përfunduar në një qendër tregtare në qytetin Sandy.

Fatmirësisht ai ishte i qetë dhe nuk ka lënduar të pranishmit. Edhe pse ishte mëngjes me dhjetëra persona ndodheshin në atë zonë dhe kanë parë kafshën e egër të ecte qetësisht.  

Luani është qëlluar me armë qetësuese dhe u kap para se të kthehej në rrezik për banorët.

Autoritetet vendase shprehen se këto kafshë shpesh largohen nga habitatet e tyre natyrore dhe afrohen deri në periferi të qytetin, por këtë herë ky luan ka kaluar në anën tjetër të qytetit përgjatë natës dhe në mëngjes është gjendur në qendrës tregtare.  

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta