U nisën me skaf nga Korfuzi drejt Dubrovnikut, dy kroatë pësojnë dëmtime nga kushtet atmosferike dhe transportohen drejt spitalit të Vlorës Përmes këngëve patriotike ka mbërritur në Kishën e Shën Marisë në qytetin e Elbasanit një busti i Kryepeshkopit të Përjetshëm të ortodoksisë shqiptare, Fan Noli.
Busti u realizua nga skulptori Idriz Balani në kuadër të 100-vjetorit të meshës së parë shqip në trojet tona, pikërisht në kishën e Shën Spiridonit në Durrës më 10 mars të vitit 1914.
Famulltari i Kishës Shën Maria At Nikolla Marku ka mbajtur edhe një meshë përshpirtje dhe shenjtërimi në nder të figurës së shquar të Fan Nolit. Por At Nikolla Marku nuk kurseu akuzat.
“Fatkeqësisht sot kisha nuk është e shqiptarëve por e shovenistëve vorio-epiriotë dhe atyre që kanë bërë genocid ndaj popullit shqiptar që nga Çamëria e deri në Kosovën martire. E themi në Kosovën martire sepse vëllai në shovinizëm i Janullatosit është edhe Kryepeshkopi serb, Irinej. Të dy së bashku duan gjynjëzimin e popullit shqiptar në Ballkan dhe trojet etnike shqiptare. Të kërkojmë falje i shenjti Fan Noli!”, deklaroi At Nikolla Marku.
Me nismën e Shoqatës “Foleja Kombëtare Shqiptare” busti i Fan Nolit është kthyer përgjithnjë në kishën që ai vetë e themeloi në lagjen “Kala” të qytetit të Elbasanit.
“…Dhe dritë e diturisë përpara do të na shpjerë! Është ky motiv që më ka shtyrë mua së bashku me atdhetarët shqiptarë kudo ku janë të themelojmë shoqatën Foleja Kombëtare Shqiptare, në gjurmët e rilindësve tanë”, tha Lida Jorgoni, kryetare e Shoqatës “Foleja Kombëtare Shqiptare”.
Zonja Jorgoni theksoi më tej se vendosja e kësaj shtatoreje në Kishën eDurrësit u ndalua nga Kryepeshkopi Janullatosi dhe ai tashmë u kthye në Kishën e Elbasanit, të cilën e themeloi vetë.
Më herët reagoi edhe Kisha Ortodokse e Durresit në lidhje me vendosjen e bustit të Episkop Theofan Nolit në qytetin bregdetar. Në një deklaratë për shtyp thuhet se Kisha ka qenë dakort që busti i Nolit të vendoset në qytetin e Durrësit.
Klerikët e qytetit thonë se kanë kontaktuar me nismëtarët dhe kanë qenë në pritje të kërkesës zyrtare që vendosja e bustit të Nolit të bëhej sipas të gjitha rrugëve të ligjshme institucionale.
“Papritur mësuam se “bisedimet për këtë bashkëpunim paskan dështuar”! Sqarojmë edhe një herë se nuk është e vërtetë që këto bisedime janë ndërprerë dhe as kanë dështuar apo iu është dhënë ndonjë përgjigje negative. Mesa duket personat që po bëjnë deklarime të tilla e kishin paracaktuar që në fillim një përfundim të tillë, për të mënjanuar tërësisht Kishën tonë nga ky aktivitet dhe për ta përdorur më pas”, thuhet ne deklaraten e klerikëve dhe anëtarëve të Këshillit Kishtar.
Ndërkohë nismëtarët thonë se e kanë çuar kërkesën zyrtare dhe ata kanë kërkuar që busti i Nolit të vendosej në Kishën e Durrësit dhe jo në qytetin bregdetar.
Top Channel