Botërori, Holandë – Meksikë

29/06/2014 00:00

Holandë – Meksikë do të jetë sfida e cila do të përcaktojë skuadrën e tretë çerekfinaliste të botërorit Brazil 2014. Holandezët morën maksimumin e pikëve në fazën e grupeve duke marrë tre fitore, më e rëndësishmja ishte padyshim hakmarrja ndaj Spanjës. Faza e grupeve ishte padyshim e mirë edhe për amerikano-jugorët të cilët e mbyllën të dytët pas Brazilit për shkak të golavarazhit.

Por në 5 botëroret e fundit që ka marrë pjesë, Meksika është eleminuar gjithmonë në këtë fazë. Pra detyra e Migel Herrerës dhe lojtarëve që ai ka grumbulluar është të thyejnë tabunë e cerefinaleve.  Mungesa e vetme e meksikanëve në këtë ndeshje eështë Vazquez i skualifikuar, ndërkohë që Chicharito Hernandez pritet ta nisë ndeshjen nga pankina.

Në kampin tjetër trajneri Van Gaal është I vetëdijshmë që ka lojtarë të cilët mund ta shpien holandën deri në gjysëmfinale. Në përballjet direkte Holanda ka 3 fitore kundrejt 2 atyre të Meksikës. Sfida e fundit e luajtur mes tyre është ne vitin 2010 ku holanda fitoi 2-1 falë dopjetës së Van Persie.

Në orën 22:00 do të përballen Kosta Rika me Greqinë. Të parët janë supriza e fazës së grupeve pasi arritën të kualifikohen si të parët duke nxjerrë jashtë lojë Italinë dhe Anglinë, ndërsa kombëtarja greke u kualifikua në fund falë fitores 2-1 ndaj Bregut të Fildishtë.

Top Channel