Presidenti i Komisionit Europian, Hoze Manuel Baroso, do të përmbyllë mandatin e tij me vizitën që do të zhvillojë sot në Tiranë.

Në takimin me drejtuesit më të lartë të shtetit ai do të inkurajojë Shqipërinë për rrugën pas marrjes së statusit.

Ai do të përcjellë mesazhe për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit gjatë ndalesës që do ketë bashkë me kryeministrin Edi Rama në Gjykatën e Krimeve të Rënda si edhe në fjalën që do të mbajë në parlament, ku do të rikthehet edhe opozita pas bojkotit që erdhi për shkak të përjashtimit të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Z. Baroso anuloi vizitën e programuar 3 vite më parë në Shqipëri pas polemikave dhe situatës së tensionuar politike pas zgjdhjeve lokale të vitit 2011.

Top Channel