U nisën me skaf nga Korfuzi drejt Dubrovnikut, dy kroatë pësojnë dëmtime nga kushtet atmosferike dhe transportohen drejt spitalit të Vlorës Pas vite të tëra me radhë të masakrës pyjore, Inspektorati Shtetëror i Mjedisit, Pyjeve dhe Ujërave ka nisur një aksion kundër prerjes së paligjshme në Qarkun e Korçës.
Operacioni ka nisur në fshatin Arrzë në zonën e Devollit, ku sharrat dhe sëpatat kanë shkatërruar barbarisht në masë pyllin. Në këtë zonë prerja e drurëve në pyll është shndërruar për disa në biznes të përhershëm e për disa të tjerë një mënyrë jetese.
400 m/kub dru zjarri u sekuestruan në fshatrat kufitarë pas aksionit të zhvilluar edhe me ndihmën e forcave të policisë së rendit të Drejtorisë së Qarkut.
Nga konstatimi që u bë gjatë këtij aksioni rezultoi se të pamjaftuar nga shkatërrimi i pyjeve në anën tonë të kufirit banorët nuk kanë ngurruar të hyjnë edhe në shtetin grek, pavarësisht se në këtë anë të kufirit pyjet mbrohen rreptësisht dhe në ndonjë rast përdoret edhe arma.
Gjithcka nga verifikimet rezulton se është bërë me krahë dhe kafshë ku dhjetra familje të këtij fshati kanë sulmuar pyjet.
Operacioni pritet të shtrihet edhe në zona të tjera të Qarkut Korçë. Sipas krerëve të Inspektoratit situata ka qenë jashtë kontrollit për vite të tëra. Pavaresisht, thonë ata se rajoni jug-lindor ka pasur një pyjësi të dendur për vite me radhë, banorët kanë pasur dorë të lirë për të prerë e rrafshuar në çdo cep mali dhe kanë kryer transport lirshëm pa kurrfarë frike për përgjegjësinë ligjore që duhet të mbajnë.
Top Channel