Merkel: Shqipëria, hap para
28/06/2014 00:00
Në një konferencë për shtyp, kancelarja gjermane Angela Merkel i është referuar edhe Shqipërisë pas marrjes së statusit të vendit kandidat.
Merkel është pyetur mbi qëllimin e organizimit të konferencës për Ballkanin perëndimor në fund të muajit gusht në Berlin. Ajo është përgjigjur se, për Gjermaninë është shumë i rëndësishëm fakti që të ruhet perspektiva europiane për vendet ballkanike dhe të shikohet përpara.
“Sa për Shqipërinë, ecuria e mëtejshme do të varet nga përparimi i këtij vendi me reformat”, deklaroi Merkel.
Konferenca organizohet në kuadër të 100-vjetorit të Luftës së Parë Botërore dhe 75-vjetorit të Luftës së Dytë Botërore. Vitin tjetër organizatore do jetë Austria.
Top Channel