Çuçi fton sërish opozitën
28/06/2014 00:00
Ministri i Çështjeve Vendore, Bledi Çuçi ishte të shtunën i pranishëm në konsultimet me shoqërinë civile për reformën administrativo-territoriale e organizuar në Burrel.
Ai i bëri thirrje edhe një herë opozitës që të bëhet pjesë e procesit të hartimit të saj dhe deklaroi se komisioni i posaçëm mirepret çdo opsion konkret të propozuar nga opozita për ta diskutuar.
Ky takim ishte pjesë e rreth 50 takimeve konsultuese për ndarjen e re territoriale, që janë planifikuar të zhvillohen gjatë muajve qershor dhe korrik në rrethet kryesore të vendit.
Top Channel