Edhe Venger i bashkohet Brazilit
27/06/2014 00:00
Trajneri i Arsenalit i është bashkuar botërorit të Brazilit me mënyrën e tij. Arsen Venger është filmuar në një nga plazhet braziliane duke luajtur futboll plazhi me ish-futbollistë të kombëtares franceze si Vicente Lizarazu dhe Christian Karembeu.
Numri një i topçinjëve të Londrës ka treguar aftësitë e tij me topin dhe në një moment duke u zhytur alla Van Persie.
Sigurisht Venger, i njohur për aftësinë e tij në identifikimin e talenteve nuk është në Brazil vetëm për të luajtur futboll plazhi. Qëndrimi i tij, përvecse tifoz i Francës, lidhet edhe me gjetjen e ndonjë të riu premtues për ta marrë tek Arsenali, por jo vetëm kaq…
Top Channel