U nisën me skaf nga Korfuzi drejt Dubrovnikut, dy kroatë pësojnë dëmtime nga kushtet atmosferike dhe transportohen drejt spitalit të Vlorës Përkujtohet edhe në Fier 70-vjetori i genocidit ndaj popullsisë së krahinës së Camërisë. Të mbijetuarit nga genocidi grek i vitit 1944, nëpërmjet ekspozitës fotografike që u hap me këtë rast, përjetuan çaste nga tmerri që kanë kaluar gjatë shpërnguljes me dhunë nga trojet e tyre.
Në 70-vjetorin e genocidit grek, deputeti i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet për qarkun e Fierit, zoti Omer Mamo, shprehu bindjen se çështja çame tashmë është një çështje mbarëkombëtare dhe shumë shpejt do të zgjidhet.
Në këtë ceremoni përkujtimore folën edhe dëshmitarë okularë të masakrës së ushtruar nga ushtria greke me në krye komandantin famëkeq Napoleon Zerva, ndaj popullsisë së krahinës së Camerisë.
Java çame do të kulmojë me një miting madhështor që do të zhvillohet në ditën e premte, më 27 qershor në Tiranë.
Top Channel