Policia arrestoi dy persona të tjerë në Lazarat, duke e çuar numrin e të ndaluarve në 29. Të arrestuarit janë Adriatik Nazmi Gaba, vjeç 43, Merqes Nusret Pollo, vjeç 32.

Ata janë nën akuzë për një sërë shkeljesh të ligjit, që nga armëmbajtja, vrasja e mbetur në tentativë, kultivim dhe trafik droge.

Ndërkohë, policia vijoi edhe sot me gjetjen e armëve dhe të drogës në banesat e fshatit Lazarat.

Një ditë më parë u ndalua në Kakavijë shtetasi Dashnor Cenokaçi, vjeç 43, i cili dyshohet të jetë bashkëpunëtor në trafikimin e një sasie lëndë narkotike prej 45 kg. Në total, policia asgjesoi 54 ton hashash, 133 mijë rrënjë kanabis dhe shumë armë e municione të të gjitha llojeve.

Top Channel