Ish-kryetarja e Gjykatës Kushtetuese emërohet zv. guvernatore e Bankës së Shqipërisë
“Nuk flet kot Merkel, kur thotë a e dini që s’keni drejtësi. Jepini fund kësaj telenovele”.
Kjo është deklarata e dhënë gjatë procesit gjyqësor nga i pandehuri Arben Frroku, nën akuzë për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj, i cili akuzoi nga ana e tij Prokurorinë se nuk ka prova ndaj tij.
Ndërsa pritej që në seancën e radhës të sillej për të dëshmuar “dëshmitari kyç” i këtij gjyqi, i cili është marrë nën mbrojtje nga Policia e Shtetit, ai nuk erdhi.
Prokurorët kërkuan kohë për sjelljen e tij, ndërkohë që avokatët replikuan, duke kërkuar arsye se përse duhej kjo kohë.
I pandehuri e konsideroi gjyqin ndaj tij si një telenovelë, pasi – sipas tij – në këtë proces po sillen dëshmitarë që nuk thonë asgjë, që nga kamariere e banakiere, tha Frroku.
“Dihet se unë kam pasur konflikt me Lamajn, – tha i pandehuri, – pasi kam bërë kallzim për këtë gjë, përse duhet të vijnë dëshmitarët ta tregojnë këtë gjë?”, shtoi Frroku.
Për të pandehurin, Prokuroria sajoi gjetjen e një dëshmitari, që nuk po sillet në gjykatë, ndërkohë që procesi – sipas tij – është kthyer në telenovelë.
Top Channel