Ministrja Gjosha: Opozita të bëhet pjesë e reformave

25/06/2014 00:00

Ministrja e Integrimit Evropian, Klajda Gjosha, në një konferencë për shtyp deklaroi se qeveria po vijon “punën madhore” drejt integrimit dhe gjatë muajve në vijim, atë e presin dy reformat kryesore: reforma territoriale dhe reforma në drejtësi.

Ministrja ftoi edhe opozitën “të bëhet pjesë e të gjitha reformave që kanë të bëjnë me integrimin”.

Klajda Gjosha shpjegoi gjithashtu se “statusi nuk ka efekte të drejtpërdrejta ekonomike” për vendin tonë: “Deri në këto momente, Shqipëria përfiton fondet e paraaderimit nga BE-ja. BE-ja është në krizë dhe nuk mund të presim gjëra të mëdha, por shpresojmë të sjellim sa më shumë investime të huaja.”

Ministrja nuk dha datë për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian: “Procesi i integrimit është shumë i ndërlikuar, më i ndërlikuar se statusi. Nuk mund të vendosen data. E rëndësishme është që Shqipëria të vazhdojë të punojë në rrugën e duhur.”

Top Channel