Greqia kualifikohet në minutën e 93-të

25/06/2014 00:00

Greqia ka bërë surprizën duke kaluar në fazën e 1/8 të Kampionatit Botëror. Një penallti e dhënë në minutën e 93-të të ndeshjes i ka dhënë mundësinë ballkanasve që të zënë një vend në 16 skuadrat më të mira të botës. Kolumbia është ekipi tjetër që u rendit i pari në Grupin C me pikë të plota.

Grekët arritën të shënonin të parët ndaj Bregut të Fildishtë me Andreas Samaris, por afrikanët barazuan rezultatin me Bony dhe me këtë barazim ishin ata që kalonin grupin. Grekët e rritën ndjeshëm presionin në 10 minutat e fundit dhe në minutën e 3-të të shtesës ata fituan një 11-metërsh me anë të Samaras, i cili e ktheu atë në gol.

Ndërsa Kolumbi, e cila ishte kuotuar si pretendonte kryesore në këtë grup, nuk ka zhgënjyer, por u rendit e para madje me pikë të plota, pasi në ndeshjen e tretë mundi edhe Japoninë me rezultatin e thellë 4-1.

Në fazën e 1/8 Greqia do të ndeshet me Kostarikën, ndërsa Kolumbi me Uruguain.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA