Fermëret e Divjakës duket se këtë vit do të vuajnë shumë për shitjen e produkteve të tyre. Kjo, sipas tyre, vjen nga mungesa tregut dhe eksporti i paktë.

Problemi më i madh është për kulturën e shalqinit ku sasi të mëdha kanë ngelur pa shitur. Fermerëve i duhet të rrinë me orë të tëra në tregun e shumicës në Divjakë për të shitur, por 75 përqind e prodhimit ngelet.

Çmimet e shitjes janë në 15 lekë kilogrami, shumë të ulëta në krahasim me një vit më parë. Sipas fermerëve janë edhe pikat e grumbullimit që po caktojnë shitjen me shifra shumë të ulta në krahasim me shitjen me pakicë.

Një vit më parë niseshin 40 kamionë në javë këtë vit në Divjakë numri ka rënë në 15. Kjo ka bërë që çmimi të ulet me më shumë se 60 përqind dhe që një pjesë e madhe e prodhimit rrezikon të shkojë dëm.

Top Channel