
Kryeministri Edi Rama paralajmëroi një ditë më parë se nuk do të ketë festime madhështore për PO-në europiane për statusin, por një ceremoni dinjitoze dhe modeste.
Burime qeveritare i pohuan Top-Channel-it se kanë nisur përgatijet për këtë ceremoni e cila do të zhvillohet pasditen e së shtunës në kopshtin përpara Pallatit të Kongreseve në Tiranë.
Pjesëmarrës do të jetë i gjithë trupi diplomatik i akredituar në Tiranë, të gjithë ish-kryeministrat, përfshi Fatos Nanon dhe Sali Berishën.
Ish-ministrat e Integrimit, të gjithë kryetarët e partive politike përfshi dhe kryetarët e komisioneve parlamentare si dhe drejtuesit e opozitës.
Po të njëjtat burime sugjerojnë organizimin e një pritjeje po kaq modeste edhe për vizitën e Barrosos fillim javën e ardhshme.
Top Channel