
Shqipëria sot është me sytë nga Luksemburgu ku pritet vendimi i Këshillit të Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian me statusin kandidat.
Sinjalet janë pozitive. Shtetet që bllokuan në dhjetor këtë status, si Holanda kanë dhënë publikisht mbështetjen e tyre, ndërkohë që një ditë më parë ishte ishte Spanja dhe Lituania që konfirmuan vendimin pozitiv.
Pro dhënies së statusit kandidat për Shqipërinë është shprehur edhe Greqia, ndërsa Ministri i Jashtëm suedez, Karl Bildt ka lënë gjithcka të hapur për në vendimin e sotëm.
Edhe Ministri i Jashtëm i Luksemburgut është shprehur pozitivisht, ndërsa optimizëm për marrjen e statusit është shprehur edhe nga Kryeministri Rama në rrjetet sociale.
Përpos reformave të ndërmarra deri më tani, Brukseli dhe vendet anëtare të Bashkimit Europian kanë vlerësuar edhe operacionin e Policisë së Shtetit në Lazarat dhe gjithë punën në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Top Channel