Karkaleci ka pushtuar pjesën më të madhe të rajonit juglindor, duke dëmtuar në masë fermerët. Sipërfaqe të konsiderueshme me të mbjella me kultura të ndryshme janë tashmë nën pushtetin e insektit, i cili thujase ka shkatërruar gjithë punën e një viti.
Në kohën kur këta fermerë presin të vjelin prodhimet e tyre, vërshimi i karklecit ka rrafshuar gjithçka ka gjetur, duke u shkaktuar atyre dëme të konsiderueshme.
“Kemi dy vjet që na vjen karkaleci dhe na prish grurin, misrin, fasulet. Nuk kemi forma të tjera të ardhurash. Kemi kërkuar ndihmë nga shteti, por ajo ka qenë e pakët”, thotë një prej banorëve.
Sipas të dhënave nga Drejtoria e Bujqësisë në rajonin juglindor, karkaleci është përhapur në një sipërfaqe prej 3.500 hektarë, ndërsa ajo ka mundësuar insekticid për vetëm 1.000 hektarë, duke ua shpërndarë fermerëve.
Dibër, janë prekur 500 hektarë të mbjella
Hektarë të shumtë tokë bujqësore në qarkun e Dibrës janë infektuar nga insekti i karkalecit, i cili shkatërron të gjitha prodhimet e fermerëve.
Bëhet fjalë për 500 hektarë tokë, ku janë dëmtuar edhe të mbjellat, ndërkohë që autoritetet rajonale të bujqësisë kanë nisur aksionin për spërkatjen me kimikate. Ata që po vuajnë dëmet janë fermerët e këtyre zonave.
“Misër, fasule, gruri dhe jonxha janë dëmtuar. Edhe vjet nuk morëm asnjë prodhim për shkak të karkalecit. Me spërkatjen që po bëhet shpresojmë të kemi ndonjë rezultat”, thotë një fermer. Infektimi nga karkaleci kete vit duket se eshte me I forte se me pare.
Top Channel