Brazili shmang Holandën, largohet Kroacia

24/06/2014 00:00

Brazil-Kili dhe Holandë-Meksikë janë dy ndeshjet e para të fazës së 1/8 të Kampionatit Botëror. Brazilianët u renditën të parët në Grupin A, pas fitores 4-1 të arritur ndaj afrikanëve të Kamerunit, ndërsa Meksika u renditë e dyta pas një suksesi mëse të merituar ndaj kroatëve me rezultatin 3-1.

Dy ekipet e para të këtij grupi grumbulluan përkatësisht nga 7 pikë, por golavarazhi më i mirë i Brazilin i bëri ata të shmangnin Holandën në fazën pasardhëse.

 Të besuarit e Luiz Felipe Scolari-t zhvilluan një ndeshje të mirë ndaj Kamerunit, duke shënuar plotë 4 herë, ku dy nga golat mbajnë firmën e Neymar, ndërsa për Kamerunin shënoi Matip.

Një ndeshje me një interes të madh ishte ajo ndaj Meksikës dhe Kroacisë, pasi në të vendosej ekipi i dytë i kualifikuar nga ky grup.
Një futboll i bukur dhe i shpejtë u zhvillua në pjesën e parë nga të dyja ekipet, por pavarësisht se rastet për shënim nuk munguan rezultati mbeti i bardhë.

E kundërta ndodhi gjatë 45 minutave të dyta, pasi do të shënoheshin plot 4 gola, 3 nga të cilët nga ekipi i Meksikës dhe mbajnë firmën e Marquez, Guardado dhe Hernandez, për Kroacinë shkurtoi diferencën në minutën e 87 Perisic.
 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA