“U rrekët të dëshmonit kush e do më shumë liderin”/ Balla-opozitës: Edhe 100 herë të kthehesha mbrapa, të njëjtin kallëzim do bëja për Berishën Shqipëria është pranë zyrtarizimit të statusit të vendit kandidat për në BE. Këtë herë siguria që vjen nga Brukseli është edhe më e madhe, pasi edhe Çekia, vend që përmes mediave dha sinjale shqetësuese bllokimi, është bashkuar me qëndrimin pro të vendeve të tjera anëtare duke lejuar vijimin e axhendës normale të diplomacisë shqiptare.
Ndonëse në Tel Aviv, ku ndodhet për një vzitë zyrtare, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati nuk i ka ndaluar komunikimet me homologët e tij të Bashkimit Evropian.
Në takimet me zyrtarë izraelitë, shefi i diplomacisë shqiptare ka vendosur si kryefjalë pritshmërinë e vendit tonë për marrjen e statusit të vendit kandidat.
Përveç çështjes së statusit, në takimet me homologun e tij, me ministren e Drejtësisë, drejtuesit dhe deputetë të Parlamentit të këtij vendi u vu theksi tek rritja e bashkëpunimit politik dhe ekonomik.
Ndërsa përpara Këshillit Botëror Hebre dhe Këshillit Izraelit për Marrëdhëniet me Jashtë u evidentuan lidhjet e ngushta historike që bashkojnë popullin shqiptar dhe popullin hebre, të cilat kulmojnë me aktin e shpëtimit kolektiv të hebrenjve në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Fakt që nga “The Jerusalem Post”, në shkrimin për vizitën e ministrit shqiptar, është evidentuar me titullin: “Shqipëria, i vetmi vend europian ku pas Holokaustit hebrejtë ishin më të shumtë në numër se përpara tij”.
Citim ky i marrë nga fjala e ministrit Bushati gjatë homazheve në memorialin e viktimave të Holokaustit, së bashku me garancinë e tij se në Shqipëri nuk ka pasur dhe nuk do të ketë histori të anti-semitizmit.
“The Jerusalem Post” shkruan se, “këtë frymë Shqipëria do ta përçojë edhe në Unionin Europian, prej nga pret vendimin këtë javë për marrjen e statusit të vendit kandidat”. Vendim që do ta gjejë ministrin tonë të Jashtëm në rrugën e kthimit nga Izraeli në Bruksel.
Top Channel