U nisën me skaf nga Korfuzi drejt Dubrovnikut, dy kroatë pësojnë dëmtime nga kushtet atmosferike dhe transportohen drejt spitalit të Vlorës
Dy persona u shpëtuan sot nga policia, në fshatin Lazarat. Dy teknikët e një televizioni kabllor po punonin në një shtyllë në qendër të fshatit, kur kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe rrezikonin jetën.
Policia, e cila ndodhet prej ditësh në këtë fshat, ka ndërhyrë në orën 10 e 15 minuta, duke iu shpëtuar jetën dy punonjësve, të cilët janë zbritur me shumë vështirësi dhe në gjendje të keqe shëndetësore nga shtyllat.
Ata kishin ngelur të lidhur dhe në kontakt me energjinë elektrike, ndërsa po kalonin rrjetin e televizionit kabllor.
Ndërhyrja nga banorët ka qenë e pamundur, për shkak të rrezikshmërisë së madhe, ndërsa kanë ndërhyrë forcat RENEA, Delta Force dhe zjarrfikësit, të cilët kanë zbritur të dy punonjësit, duke i dërguar më pas në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës.
Top Channel