Në zonën e Vlorës ka vijuar aksioni për prishjen e ndërtimeve, në zonën ku do të ndërtohet Lungomare. Vetëm sot janë prishur katër ndërtime, nga tre deri në katër kate, në zonën e Ujit të Ftohtë, nga mjetet e INUK.

Kjo ka qenë faza e tretë e prishjeve të ndërtimeve, pa leje dhe me leje, e cila ka nisur para dhjetë ditësh, që nga zona e Skelës deri te Rrapi në Ujin e Ftohtë.

Në këtë fazë janë parashikuar të prishen rreth 55 godina, si shtëpi banimi, lokale, hotele, të cilat pengojnë zgjerimin e rrugës për vazhdimin e punimeve të shëtitores, e cila nis punimet e saj në muajin Shtator.

Ditën e diel dhe sot, në fillimjave, mjetet e INUK nuk kanë ndalur punën për prishjen e ndërtimeve, si ato njëkatëshe, të cilat u prishën dje, dhe ato disakatëshe, të cilat u prishën ditën e sotme. Aksioni po drejtohet nga Drejtori i Përgjithshëm i INUK, Zydi Dajti.

Top Channel