CEZ drejt zgjidhjes?

23/06/2014 00:00

Çështja e CEZ, e cila u kthye për pak ditë në një çështje të nxehtë edhe për statusin, duket se po shkon drejt zgjidhjes.

Negociatat mes qeverisë shqiptare dhe kompanisë çeke kanë kaluar të gjitha fazat dhe brenda 24 orëve të ardhshme palët mund të deklarojnë arritjen e një marrëveshjeje.

Ende nuk dihen detajet e draftit, por mësohet se pala shqiptare nuk do të paguajë dëmshpërblimin prej 200 milionë eurosh sa kërkonin çekët, por një shumë më të ulët se gjysma.

Gjithësesi, në orët në vijim do të zbardhet gjithçka për këtë çështje.

Top Channel