Bashkëpunimi ushtarak me Kroacinë
23/06/2014 00:00
Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, dhe homologu I saj kroat, Ante Kotromanoviç, diskutuan në Tiranë për thellimin e bashkëpunimit dhe për një rol më të madh që dy vendet si anëtare të NATO-s duhet të luajnë në rajon.
Ministrja Kodheli vlerësoi mbështetjen që Kroacia ka dhënë dhe vazhdon të japë për Kosovën duke qenë konsistente në dëshirën e përbashkët për ta parë atë të integruar në të gjitha inciativat rajonale.
Kotromanoviç garantoi homologen e tij se “Kroacia e mbështet Shqiperinë dhe jep kontributin e saj që të fitojë statusin e vendit kandidat në BE”.
Top Channel