AMA, nis dëgjimi i kandidaturave

23/06/2014 00:00

Edhe pse opozita ka vendosur bojkotim të Parlamentit, por edhe të komisioneve për dy javë, Komisioni i Medias dhe Arsimit vijoi kalendarin me dëgjimin e kandidatëve për anëtarë të AMA-s.

Nënkryetari i këtij komisioni, Alfred Peza, ka nisur zyrtarisht dëgjimin, pas arrijtes së kuorumit të përcaktuar në rregullore. Për katër vendet vakante në Autoritetin e Mediave Audiovizive janë regjistruar 31 kandidatë, nga të cilët do të zgjidhen katër anëtarë.

Top Channel