U nisën me skaf nga Korfuzi drejt Dubrovnikut, dy kroatë pësojnë dëmtime nga kushtet atmosferike dhe transportohen drejt spitalit të Vlorës Çdo subjekt apo individ që ndërhyn në rrugë do të penalizohet. Ministri i Transporteve dhe i Infrastukturës, Edmond Haxhinasto tha se do të dhjetëfishohen gjobat dhe do të ndërhyhet që të mos ketë reklama në rrugët nacionale.
“Forcimi i masave dhe penaliteteve për ata që do të ndërhyjnë në rrugë, qoftë edhe me shkarravitje, pasi ndikojnë drejtpërdrejtë në rritjen e numrit të aksidenteve. Rruga është një pronë e rëndësishme, një aset i rëndësishëm kombëtar dhe të gjithë duhet të përpiqemi që ajo të jetë sa më e rregullt, sa më e pastër, sa më miqësore për përdoruesit e saj dhe sa më e sigurtë. Do të 10-fishojmë gjobat për këtë qëllim, por do të shikojmë edhe masat ndërhyrje të tjera penale për ndërhyrje dhe lloje të tjerash ndërhyrje në rrugë, pasi e përsëris, rruga është një aset kombëtar”, deklaroi Ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto.
Lëvizja Rinore për Integrim ka nisur një fushatë për pastrimin e mbikalimeve dhe urave duke u mbështetur në planin e sigurisë së Ministrisë së Transporteve.
Top Channel