
Është vendosur në kryeqytetin rumun Bukuresht, busti i themeluesit të shtetit shqiptar Ismail Qemali, pikërisht në vendin ku nisi rrugëtimin pavarësia kombëtare e Shqipërisë.
Realizimi dhe ngritja e bustit, u mundësua falë bashkëpunmit të Ambasadës me Bashkinë e Bukureshtit, nën kujdesin e veçantë të Ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, Ambasadorit të Shqipërisë në Rumani, Sami Shiba dhe Kryetarit të Bashkisë së Bukureshtit, Sorin Oprescu.
Ministri Bushati u shpreh se vepra e themeluesit të shtetit shqiptar dhe e të gjithë bashkëkohësve të tij flasin qartë për aftësitë shtetformuese dhe shtet-ndërtuese të kombit tonë. Ndërsa kryeministri Edi Rama nëpërmjet një mesazhi në Facebook thotë:“Faleminderit edhe Taulant Ballës për këmbënguljen e gjatë në realizimin e këtij projekti bashkë me ambasadën shqiptare e me miqtë rumunë në qeveri”.
Gjatë qëndrimin në Bukuresht Ministri Bushati mori pjesë edhe në takimin e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të Procesit të Bashkëpunimit të Vendeve të Europës Juglindore , nga ku Shqipëria ka marrë mbështetjet për statusin.
Një prej vendimeve të këtij takimi ishte edhe anëtarësimi i Kosovës në këtë Këshill.
Top Channel