Zyrtare/ Taulant Seferi ndryshon skuadër, por mbetet në futbollin turk, ja ku transferohet sulmuesi shqiptar
Argjentina dhe Gjermania dy skuadra që do të luajnë sonte në mbrëmje kanë mundësinë më të mirë që të sigurojnë biletën e kualfikimin që në ndeshjet e dyta në grupe.
Përfaqësuesja ku bën pjesë edhe Lionel Mesi do të përballet me Iranin, një skuadër e cila ka fituar vetëm 1 ndeshje në të gjitha botëroret ku ka marrë pjesë. Ndeshja tjetër e Grupit F e cila do të luhet në orën 00:00 do të jetë mes Bosnjes dhe Nigerisë.
Paraqitja shumë e mirë ndaj Argjentinës, duket se e ka motivuar më shumë skuadrën ballkanase, e cila kërkon fitoren e saj të parë në një Botëror. Ndërkohë në orën 21:00 Gjermani do të presë Ganën, një sfidë kjo edhe mes dy vëllezërve Boateng ku njëri luan për gjermanët ndërsa tjetër për kombëtaren e vendlindjes së tij.
Trajneri gjerman Lëv kërkon që lojtarët e tij të bëjnë të njëjtën paraqitje si me Portugalinë, ndërkohë që ganezët do të dalin në fushë për të marrë fitoren e parë e cila mund të jetë vendimtare për kualifikimin e tyre në turin tjetër të Brazil 2014.
Top Channel