Kryeministri Edi Rama ka njoftuar mëngjesin e së premtes se bashkë me disa ministra të kabinetit të tij do të takojë ish-kryeministrin britanik Tony Blair.

Në njoftimin e publikuar në rrjetin social Twitter, Rama ka bërë të ditur se do të jetë një takim informal me zotin Blair, i cili është kontraktuar si këshilltar i qeverisë shqiptare.

“Takimi me Blair për arritjet, problemet dhe objektivat”, ka saktësuar kryeministri Rama në profilin e tij në rrjetin social.

Top Channel