Statusi, tjetër klimë më 24 Qershor

19/06/2014 00:00

Mbledhja e Këshillit të Ministrave të BE-së, më 24 Qershor, do të zhvillohet në një situatë dhe klimë krejt tjetër nga ajo e Dhjetorit. Ky ishte deklarimi ministres së Integrimit, Klajda Gjosha, e cila shpreson se vendimi do të merret në bazë të progres-raportit.

Ndërsa, për problematikën e ngritur nga Çekia lidhur me CEZ-in, ministrja e Integrimit Gjosha mendon se statusi nuk duhet të përzihet me probleme bilaterale të karakterit ekonomik.

“Ajo që unë do të theksoja, pasi ju përmendët CEZ-in dhe Çekinë, është se unë shpresoj që vendet e BE-së  të mos dalin jashtë procesit dhe mos të bëjnë Shqipërinë, apo vendet e tjera të cilat aspirojnë të jenë pjesë e BE-së, të humbasin besimin në procesin e integrimit. Të humbin besimin tek ato kërkesa, të cilat vendet antare i kanë vendosur vet, tek ato parime mbi të cilat është themeluar Europa, sepse çështjet bilaterale janë një çështje tjetër dhe, jam e bindur që vendi punon shumë për të pasur marrëdhënie sa më të mira mes shteteve, sikurse jam e bindur se, sa më pranë të jetë Shqipëria me Europën, aq më shumë do të zgjidhen të gjitha problematikat që ne kemi mes shteteve tona”, tha ministrja Gjosha.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta