Kujtimet e Giuseppe Bergomit: Te Interi për…dialektin. Më mungon Bearzot….
Lewis Hamilton është siguruar, që të bëjë një “selfie” të mirë, ku tregohen abdominalet dhe tatuazhet pas ushtrimit në palestër, përpara Çmimit të Madh të Austrisë, këtë fundjavë.
29-vjeçari nuk e përfundoi garën në Çmimin e Madh të Kanadasë, përpara 2 javëve, dhe dëshiron të rikthehet te fitorja në garën e Austrisë.
Hamilton është aktualisht në kuotën e 22 pikëve, pas shtatë garave të sezonit të Formula 1. Në Instagram, piloti i Formula1 tha për ndjekësit e tij se, ai ishte gati për të nisur sulmin për titullin.
“Jam ushtruar shumë fort dhe kam luftuar shumë për të fituar këtë kampionat. Nga 73 kilogramë vitin e kaluar, tashmë jam 67 kilogramë. Nuk duhet të dorëzohemi. Jam gati për garën e Austrisë”, shkruan Hamilton.
Top Channel