Kombëtarja e Rusisë, e drejtuar nga italiani Fabio Capello, nuk ka arritur të mund ekipin e Koresë së Jugut duke u ndalur në një barazim 1-1.
Rusët thuajse gjatë gjithë takimit kanë kontrolluar lojën, por të parët që kanë arritur te golin ishin koreano jugorët, të ndihmuar edhe nga portieri rus, Igor Akinfeev. Në minutën e 68 të ndeshjes Keun-Ho Lee lëshoi një goditje të fortë nga jashtë zone, topi i shpëton nga duart Akinfeev dhe përfundon në rrjet. Rusët kanë reaguar menjëherë duke u hedhur me forca të shumta në sulm. Vetëm 3 minuta pasi ishte hedhur në fushën e lojës, Alexandr Kerzhakov arriti të barazojë shifrat.
Pas këtij barazimi Rusia dhe Korea e Jugut renditen pas Belgjikës në Grupin H me nga 1 pikë, ndërsa në vend të fundit ndodhet Algjeria me 0 pikë.
Top Channel