AMA, struktura e re pas zgjedhjes së kryetarit
18/06/2014 00:00
Struktura e re e Autoritetit të Mediave Audiovizive do të përcaktohet pasi të zgjidhen katër anëtarët e AMA-s dhe kryetari i ri.
Nënkryetari i komisionit të medias Alfred Peza në emër të mazhorancës ka kërkuar në komisionin në fjalë që pasi të përzgjidhen katër anëtarët e munguar të proçedohet me stukturën e re të institucionit.
Në komision janë paraqitur katër kandidaturat e para për anëtarë në AMA, ndërkohë që numri total i kandidaturave të regjistruara është 31.
Deri më tani në komision janë paraqitur vetëm dy kandidatura për pozicionin e kryetarit të Autoritetit të Mediave Audiovizive.
Top Channel