Alves: Zoti ishte me portierin Ochoa

18/06/2014 00:00

Brazili nuk arriti më shumë se një barazim 0-0 ndaj Meksikës në ndeshjen e dytë të grupit A.

Seleçao pati disa raste të mira për shënim, por ishte portieri Ochoa ai që bëri disa herë mrekullinë duke mos lejuar prekjen e rrjetës.

Pas ndeshjes, mbrojtësi brazilian Dani Alves theksoi: “Zoti ishte me të sot. E ndihmoi në çdo rast, priti gjithçka.”

Vetë portieri i Meksikës tha: “Është një nga ndeshjet më të mira të karrierës. I shtohet vlera pasi ishte kundër Brazilit, në Brazil dhe në Botëror.”

Top Channel