Brazili ndalet nga Meksika

17/06/2014 00:00

Të shohësh Brazilin të barazojë 0-0 në një botëror, është njësoj sikur të shkosh në plazhin e Copacabana dhe të mos gjesh asnjë femër të bukur.

Selecao e drejtuar nga Luis Felipe Skolari është ndalur nga Meksika e cila bën surprizën e parë në ndeshjet e dyta në grupe.

Një meritë të veçantë për këtë zhgënjim të brazilianëve ka edhe kombëtarja e Meksikës, e fortë në mbrojtje dhe e mirëorganizuar në mesfushë. Por ai që bëri diferencën mes më të mirë ishte padyshim portieri Ochoa, u tregua i pakalueshëm në dy gjuajte, të Neymar dhe atë të Thiago Silva-s në minutat e fundit të ndeshjes.

Gjithsesi barazimi pa gola nuk e rrezikon kualifikimin e skuadrës së Skolarit, të cilës i mjafton të mposhtë Kamerunin në ndeshjen tjetër për siguruar matematikisht kalimin për në turin tjetër.

Nëse organizatorët e këtij botërori do të vazhdojnë të bëjnë të njëjtën lojë siç bën me Meksikën, atëherë ata shumë shpejt do ta dalin nga lista e pretendentëve dhe do të zhgënjenim miliona tifozë brazilian.

Brazili dhe Meksika kryesojnë me nga 4 pikë Grupin A ndërkohë që kanë një ndeshje më shumë se Kroacia dhe Kameruni, dy skuadra këto që do të ndeshen të mërkurën me njëra-tjetrën. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA