Irani dhe Nigeria ndalen në barazim pa gola

16/06/2014 00:00

Ka ardhur edhe barazimi i parë në këtë Botëror. Irani dhe Nigeria nuk kanë shkuar më shumë se një barazim pa gola në ndeshjen mes njëra tjetrës e vlefshme për grupin F.

Ndeshja nisi me një dominim të dukshëm nga kombëtarja e Nigerisë. Që në minutat e parë afrikanët ndërtuan disa aksione të shpejta drejt portës së Iranit, por ishin të paqartë para saj. Ndërsa iranianët e kishin përqendruar lojën e tyre më tepër te kundërsulmi dhe te goditjet standarde. Në minuat e fundit të pjesës së parë ata patën një mundësi të mirë shënimi, pas një goditje nga këndi lojtari i tyre Montazeri kërceu mbi të tjerët dhe goditi me kokë, por portieri i nigerian, Enyeama u tregua në lartësinë e duhur.

Edhe 45 minutat e dyta patën të njëjtën histori, me Nigerinë më kërkuese dhe me disa raste për shënim, por në fund rezultati ishte i bardhë 0-0.

Këto 2 ekipe gjenden në grupin F, i cili udhëhiqet nga Argjentina me 3 pikë pas fitores së një dite më parë me Bosnjen. 

Top Channel