Uruguaji dështon në debutim

15/06/2014 00:00

Nuk ka filluar aspak mirë Botërori për Uruguajin. Në “Estadio Castelao” të Fortaleza-s, skuadra e Tabarez është mundur 3-1 nga Kosta Rika, duke qëndruar në kuotën e 0 pikëve, në fund të grupit D.

Cavani zhbllokon ndeshjen në minutën e 24’,pasi shndërron në gol një 11-metërsh, duke dhënë përshtypjen e një ndeshjeje të fituar, sipas parashikimeve në letër.

Por, “Los Ticos” përmbysin gjithçka në pjesën e dytë. Campbëll barazon në minutën e 54’. Më pas, në të 57-n minutë, Duarte shënon golin e përmbysjes, për t’i lënë në fund radhën Urena-s, i cili 6 minuta nga përfundimi i kohës së rregullt shënon golin e kapitullimit.

Pas ndeshjeve të para në grupin D, Kosta Rika dhe Italia kryesojnë së bashku me nga 3 pikë, ndërsa Anglia dhe Uruguaji gjenden në kuotën e 0 pikëve.

Top Channel